Tre të vdekur dhe dy të lënduar në aksident në autostradën Shtip-Radovish

Tre të vdekur dhe dy të lënduar në aksident në autostradën Shtip-Radovish

Tre punëtorë humbën jetën dhe dy u lënduan rëndë në një aksident të rëndë trafiku në autostradën Shtip-Radovish, me ç’rastë një furgon që transportonte punëtorë ra nga ura e lumit Baltaliska këtë mëngjes, pranë fshatit Lakavicë të Shtipit.

Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik “Pançe Karagjozov”, Goran Andonov, për MIA-n tha se ekipi mjekësor i Shërbimit të Mjekësisë Emergjente ka shpallur dy persona të vdekur në vend, ndërsa punëtori i tretë ka ndërruar jetë më vonë nga plagët e marra. Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për punëtorë të huaj nga Bangladeshi që punonin për një kompani të Strumicës. Një punëtor dhe shoferi i furgonit janë gjithashtu të lënduar.

Drejtori i Spitalit Klinik të Shtipit, Vladko Zahariev, për MIA-n tha se një person aktualisht është i shtruar në spital dhe po kontrollohet nga mjekët.

MARKETING