Tre persona arrestohen në Gostivar, automjeti i tyre i paregjistruar kishte drogë

Tre persona arrestohen në Gostivar, automjeti i tyre i paregjistruar kishte drogë

Më 6 shkurt 2026, rreth orës 22:00, zyrtarë të SPB-së Gostivar privuan nga liria tre persona nga qyteti i Gostivarit: H.L. (23), B.Z. (27) dhe A.Z. (24).

Gjatë kontrollit të automjetit me targa të Gostivarit, tek H.L. u gjet një kuti me marihuanë. Po ashtu, u zbulua se shoferi A.Z. drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ndërsa automjeti ishte i paregjistruar.

Automjeti u konfiskua, ndërsa të ndaluarit u mbajtën në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatiten parashtresa përkatëse, njofton policia.

MARKETING