Transportuesit privat në Shkup edhe nesër nuk do të qarkullojnë
Transportuesit privat edhe nesër nuk do të qarkullojnë, autobusët do të qëndrojnë në garazhe, deklaroi sonte për MIA-n Jovica Zafirovski, përfaqësues i transportuesve.
Vendimi është sjellë në koordinim të transportuesve të cilët sot pasdite i çkyçën autobusët e tyre nga qarkullimi më shenjë revolte pasi që edhe në mbledhjen e sotme të Qytetit të Shkupit nuk u shqyrtua kërkesa e tyre për rritje të taksës për kilometër.
Kryetari i i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski, në mbledhje e sotme informoi se nisma e transportuesve ishte parashtruar vonë, në mënyrë që të përfshihej në mbledhje.
“Nisma është parashtruar vonë në mënyrë që të përfshihej në këtë mbledhje. Nismat i parashtrohen kryetarit të qytetit për mendim, gjë që nuk ndodhi me këtë rast. Ajo do t’i parashtrohet sot kryetares Arsovska. pasi që të shqyrtohet nga ana e saj, nisma duhet të kthehet në Këshill”, sqaroi Sllaveski.
Ai sonte në rrjetin social “X” kumtoi se transportuesit privat kërkon rritje të çmimit të shërbimeve përmes anëtarit në Këshill dhe se në lëvizje është kryetarja e Qytetit Danella Arsovska. Ai ndau dokumente: Kërkesën për mendim me propozim rreth nismës nga neni i Qytetit të Shkupit për rritje të çmimit të shërbimit të transportuesve privat të angazhuar nga Ndërmarrja e qarkullimit publik – Shkup dhe Nismës për fillim të procedurës për rritje të çmimit nga anëtari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Goran Arsov.
“Arsovska është në radhë, transpoetuesit privat kërkojnë rritje të çmimit të shërbimeve përmes anëtarit në Këshillin e Qytetit të Shkupit”, qëndron në kumtesën e Sllaveskit, që e transmeton Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së.
Nga Qyteti i Shkupit ndërkaq paraprakisht reaguan se këshilltarët e VMRO-DPMNE-së rrefuzuan ta vendosin në rend dite pikën rreth kërkresës së transportuesve privat, me të cilën ata kërkojnë rritje të kompensimit për transportin publik, e tëra me qëllim, siç cekën, që të thellohet kriza dhe të rritet kaosi.
Qyteti i Shkupit në kumtesë theksoi se “këshilltarët e VMRO-DPMNE-së sërish, për të 26-tën herë refuzuan të votojnë furnizim të autobusëve të rinj” dhe se “mbledhja e sotme e Këshillit të Qytetit të Shkupit është vetëm edhe një vërtetim se VMRO-DPMNE dhe këshilltarët e tyre nuk kanë ndër mend ta rregullojnë kaosin në qarkullimin publik”.
Disa nga transportuesit privat sërish u kyçën në transportin publik të qytetit në fillim të javës. Përfaqësuesit e tyre gjatë fundjavës deklaruan se në qarkullim do të kyçen ata të cilët kanë mundësi financiare dhe i bënë thirrje kryetares Arsovska, këshilltarëve dhe Qeverisë për takim të përbashkët dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme për kërkesën e ytre për rritje të çmimit për kilometër të kaluar.