Trajneri Solskjaer vendos për Ernest Muçin, sulmuesi shqiptar qëndron te Besiktas

Trajneri Solskjaer vendos për Ernest Muçin, sulmuesi shqiptar qëndron te Besiktas

Ernest Muçi nuk do të largohet nga Besiktas. Trajneri i ri i skuadrës nga Stambolli, Ole Gunnar Solskjaer ka vendosur që të mbajë në skuadër sulmuesin shqiptar, deri në fund të sezonit.

Solskjaer kërkon t’i japë edhe një shans sulmuesit shqiptar, i cili do ketë mundësi që të tregojë veten këto muaj. Edhe pse prej javësh përflitet për një “divorc” mes palëve, tekniku norvegjez e hoqi atë nga merkato, duke shuar kështu çdo dilemë të mundshme për të ardhmen e tij.

Ernest Muçi po luan sezonin e dytë me Besiktas. Në kampionatin turk, në dy edicionet e marra bashkë, 23-vjeçari ka luajtur 29 ndeshje dhe ka realizuar 7 gola.

MARKETING