Trajneri Kovac: “Nuk është turp për 4 golat e pësuar nga kjo Barça”

Pas humbjes së rëndë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, trajneri i Borussia Dortmundit, Niko Kovac nuk po bën bujë dhe po shikon përpara.
“Nuk është turp të pësosh katër gola nga kjo Barcelonë, – u shpreh ai. – Edhe Real Madrid pësoi katër dhe më pas pesë. Është e qartë se do të jetë një ndeshje e komplikuar, shanset tona janë ulur në minimum, por shpresa është e fundit që vdes”.