Trajneri i Tiranës për ndeshjen me Beşiktaşin: Përballë kemi një kundërshtar të fortë

Trajneri i Tiranës për ndeshjen me Beşiktaşin: Përballë kemi një kundërshtar të fortë

Trajneri i klubit të futbollit Tirana, Orges Shehi, për ndeshjen Tirana – Beşiktaş tha se janë të vetëdijshëm që përballë kanë një kundërshtar të fortë, raporton Anadolu.

Në konferencën për mediat në prag të përballjes me ekipin turk Beşiktaş, të mbajtur në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Shehi foli mbi pritshmëritë e ekipit që ai drejton për ndeshjen që luhet nesër.

Ai tha se përpos gjithë vështirësive dhe potencialit që ka kundërshtari, në fushë do të futen për të bërë më të mirën.

“Me një ndeshje që ka dy takime çdo skuadër kërkon të marrë maksimumin pas ndeshjes së parë që di rezultatin, do të bëjë maksimumin për ta kthyer rezultatin në favor. Por gjithsesi shanset mund të kalojnë dhe nëpërmjet lojës. Ka situata në ndeshje që të afron ose të largon nga objektivi”, u shpreh Shehi.

Futbollisti i ekipit Tirana, Gentian Selmani, në konferencën me trajnerin Shehi tha se atmosfera në prag të ndeshjes është e mirë.

“Kemi punuar mirë këto ditë. Shpresoj që të bëjmë një ndeshje të mirë. Ne do hyjmë që të japim maksimumin dhe shpresoj që të shkojë mirë. Normal që jemi të motivuar pasi është ndeshje evropiane dhe është ndeshje kundër një ekipi të fortë si Beşiktaşi. Shpresoj që edhe stadiumi nesër të ketë tifozë që të na mbështesin. Ne do japim maksimumin që këtë ndeshje ta fitojmë”, tha Selmani.

Ndeshja Tirana – Beşiktaş, në kuadër të UEFA Ligës së Konferencës, do të luhet më 3 gusht në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

MARKETING