Tragjedia në Koçan, Qeveria merr tre vendime

Tragjedia në Koçan, Qeveria merr tre vendime

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se në mbledhjen e mbajtur sot kanë marrë tre vendime në lidhje me tragjedinë në Koçan.
“ Shpallëm 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave.
– Ngarkuam Inspektoratin Shtetëror të Tregut që, brenda tre ditëve të ardhshme, të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në kabaretë, klubet e natës dhe diskotekat në gjithë vendin, duke raportuar menjëherë tek Qeveria mbi gjetjet.
– Aktivizuam mekanizmin e asistencës ndërkombëtare për mbështetje në këtë situatë të rëndë për vendin.
Jemi të përkushtuar për të siguruar drejtësi dhe mbështetje për të prekurit nga kjo tragjedi”, qëndron në njoftimin e Qeverisë.

MARKETING