Tragjedi në Spanjë: Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, humb jetën në një aksident trafiku

Tragjedi në Spanjë: Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, humb jetën në një aksident trafiku

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në provincën e Zamorës në Spanjë, ku sipas raportimeve paraprake, futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Aksidenti fatal ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë zonës Palacios de Sanabria. Sipas të dhënave të para, automjeti me të cilin udhëtonte Jota së bashku me vëllain e tij André, 26 vjeç dhe gjithashtu futbollist profesionist, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm.

Autoritetet lokale po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk ka ende informacion të detajuar për gjendjen e André Jotës.

MARKETING