Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

Dy vajza të mitura, 9 dhe 11 vjeç, nga Fushë-Kruja humbën jetën tragjikisht mesditën e kësaj të premteje në plazhin e Tales në Lezhë.

Mësohet se dy të miturat, kushërira, ishin futur në det për t’u larë, së bashku me prindin e njërës prej tyre.

Por deti i trazuar dhe me shumë dallgë i ka marrë dy vajzat e vogla dhe i ka nxjerrë më pas në breg në një distancë të largët nga njëra-tjetra.

Pushuesit e pranishëm në zonë kanë ndërhyrë menjëherë për t’u ardhur në ndihmë, por pavarësisht ndihmës së parë të dhënë për të miturat, ka qenë e pamundur rikthimi i tyre në jetë.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Viktimat u transportuan në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës për ekspertizë mjeko-ligjore.

Ky është momenti kur familjarët mësojnë lajmin e rëndë të humbjes së dy vajzave të vogla.

Kjo është tragjedia e ndodhur brenda pak ditësh në plazhet e Lezhës. Më 3 qershor, dy të rinj nga Kosova humbën jetën tragjikisht nga mbytja në det.

MARKETING