Tragjedi në Kongo, më shumë se 20 studentë humbin jetën nga përmbysja e anijes

Tragjedi në Kongo, më shumë se 20 studentë humbin jetën nga përmbysja e anijes

Të paktën 20 persona humbën jetën kur një varkë prej druri që transportonte studentë që po jepnin provimin shtetëror u përmbys në Kongon qendrore, njoftuan sot autoritetet e vendit.

Anija u mbyt në provincën Kasai, kur hyri në bashkimin e lumenjve Sankuru dhe Kasai, thanë prindërit e studentëve, raporton AP.

“Pati 80 të mbijetuar dhe 20 trupa të pajetë”, tha administratori i territorit Ilebo në provincën Kasai, Francois Kabula.

Chikudi Jean, i cili ishte dëshmitar i aksidentit, i tha AP-së se në bord kishte më shumë se 200 persona kur anija u fundos.

MARKETING