Tragjedi në Itali: Mbytet në lumë një vajzë 10-vjeçare nga Maqedonia

Një vajzë dhjetëvjeçare nga Maqedonia humbi jetën tragjikisht pasi u mbyt në lumin Piave, pranë qytetit Treviso në Itali.
MARKETING
Sipas mediave italiane, vajza ndodhej në lumë së bashku me vëllezërit dhe motrat e saj. Rreth orës 16:00, ajo u hodh në ujë për të notuar, por u zhduk menjëherë nga pamja për shkak të rrymës së fortë që e tërhoqi dhe e fundosur nën ujë.
Menjëherë pas alarmit, mbi 20 zjarrfikës nga njësitë speciale të Montebelluna dhe Treviso, përfshirë specialistë të kërkim-shpëtimit në ujë, zhytës, një dron dhe një helikopter nga Venecia, si dhe pjesëtarë të Karabinierëve, u angazhuan në operacionin e kërkimit.
Operacioni rezultoi jashtëzakonisht i vështirë për shkak të rrymave të fuqishme dhe të paparashikueshme të lumit. Pas afro dy orësh kërkimesh intensive, rreth orës 18:30, trupi i vajzës u gjet midis shkëmbinjve të mëdhenj në shtratin e lumit. Një mjek i emergjencës që ndodhej në vendngjarje konstatoi vdekjen e saj.