Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa të mëdha

Trafiku këtë mëngjes në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, pa vonesa apo pengesa të mëdha, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas informacioneve, rrugët janë të lagështa, ndërsa intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk raportohen pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
LAMM u bën thirrje shoferëve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë, të respektojnë sinjalistikën e vendosur dhe të ngasin me kujdes, veçanërisht në zonat malore, përgjatë luginave dhe grykave, ku ekziston rreziku për rrëshqitje dheu.
Kujdes i shtuar rekomandohet në rrugët:
-
Katllanovë – Veles
-
Mavrovë – Dibër – Strugë
-
Vinicë – Berovë
-
Koçan – Dellçevë
Ndërkohë, në kuadër të regjimit sezonal të qarkullimit, rruga Ohër – Resnjë, që kalon përmes Parkut Kombëtar Galiçicë, është rihapur për trafik që nga 17 prilli 2025. Qarkullimi lejohet për automjete me peshë deri në 3.5 ton.