Tradita përballë milionëve për një vend në Ligën e Parë

Bashkimi i Kumanovës dhe Besa e Dobërdollit do të përballen pasditen e sotme ndërmjet veti në ndeshjen e balotazhit për Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
MARKETING
Dy skuadrat shqiptare do të përplasen në qytetin e Kavadarit për një vend në elitë.
Bashkimi është një skuadër me emër në futbollit vendor dhe një klub me traditë dhe tifozë, që në të kaluar ka shkruar histori, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që fiton Kupën e Maqedonisë.
Në anën tjetër kemi një skuadër të re, ku sezonin e kaluar për herë të parë luajti në Ligën e Parë. Një klub shumë mirë i organizuar dhe me financa të mëdha.
Besa e mbylli sezonin e rregullt në vendin e 10-të në elitë, teksa Bashkimi përdundoi e treta në Ligën e Dytë.
Ndeshja Besa – Bashkimi do të luhet sot pasdite, duke nisur nga ora 17:00.