Tottenham në nevojë pas lëndimit të Maddison e largimit të Son

Tottenham ndodhet në një situatë të vështirë përpara nisjes së sezonit të ri.
Skuadra angleze ka nevojë urgjente për një mesfushor ofensiv, pasi dy prej lojtarëve kryesorë janë jashtë funksionit: James Maddison është lënduar, ndërsa kapiteni Son Heung-min ka konfirmuar largimin drejt Los Angeles FC.
Lëndimi i Maddison në miqësoren kundër Newcastle dhe lamtumira e Son e kanë detyruar klubin të përshpejtojë planet për përforcime. Tashmë drejtuesit janë duke shqyrtuar disa opsione në treg për ta forcuar mesfushën kreative.
Enzo Millot, Kobbie Mainoo, Bilal El-Khannouss, Xavi Simons, Eberechi Eze, Harvey Elliott, Jack Grealish dhe Alejandro Garnacho, janë emrat e disa prej futbollistëve të cilët janë duke u vëzhguar.
Klubi londinez synon të përmbyllë një marrëveshje brenda pak ditësh, pa u përfshirë në gara të kushtueshme për çmimin e lojtarëve.