​Tottenham deklason Newcastlen

​Tottenham deklason Newcastlen

Futbollistët e Tottenham Hotspur mposhtën Newcastle United në stadiumin e tyre me rezultat 4:1 (2:0), në ndeshjen e fundit të xhiros së 16-të të kampionatit anglez.

Pasi fituan vetëm një pikë në pesë raundet e fundit dhe ranë nga vendi i parë në të pestën, lojtarët e Tottenham mposhtën bindshëm konkurrentin direkt për vendin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Golin e parë e shënoi Udogie (26’), më pas Richarlison shënoi dy herë (38’, 60’), Son (85’ nga penalltia) shënoi për 4:0 dhe Joelinton (90+1) lehtësoi humbjen e mysafirëve.

Tottenham është ende i pesti në tabelë me 30 pikë, ndërsa Newcastle i shtati me 26.

Më herët sot, kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, arriti fitore 2:1 (0:1) ndaj të sapoardhurve në Premier Ligë, Luton Town.

Luton kaloi në epërsi në fundin e pjesës së parë kur Adebayo (45’+2) dërgoi topin në rrjetë, por City krijoi një kthesë me dy gola. Fillimisht, Bernardo Silva (62’) shënoi me një goditje precize nga zona e rreptësisë për 1:1, e më pas Grealish (65’) përdori asistimin e Alvarez për rezultatin përfundimtar prej 2:1.

City është ende i katërti në tabelë, por tani ka 33 pikë, katër prapa liderit Liverpool, tri pas Arsenalit në vendin e dytë dhe dy pas Aston Villas së vendit të tretë. Luton mbeti në zonën e rënies, i 18-ti me nëntë pikë dhe tani katër pikë pas Evertonit të 17-të, i cili mposhti Chelsean 2:0 (0:0) në “Goodison Park”.

Shënues për Everton ishin Doucoure (54’) dhe Dobbin (90’+2).

MARKETING