Toshkovski: Zgjedhjet e sotme më të qeta dhe më demokratike deri tani

Toshkovski: Zgjedhjet e sotme më të qeta dhe më demokratike deri tani

Në një konferencë për media, Ministri i Punëve të Brendshme, Pance Toshkovski, bëri me dije detaje mbi arrestimet që u kryen gjatë ditës së sotme në lidhje me zgjedhjet.

“Me krenari mund të them se zgjedhjet e sotme ishin më të qeta dhe më demokratike deri më tani. Sot treguam se kur institucionet funksionojnë si duhet, demokracia zhvillohet e forcohet,” deklaroi ministri.

Ai informoi se janë raportuar 91 raste në të gjithë Maqedoninë, shumica e të cilave lidhen me blerje të votës, fotografim të votës dhe shkelje të tjera zgjedhore. Ndër këta, 11 persona janë arrestuar; katër prej tyre janë liruar, ndërsa shtatë të tjerët ndodhen në procedurë ligjore.

MARKETING