Toshkovski: Siguria është themeli i çdo shoqërie të shëndoshë

Toshkovski: Siguria është themeli i çdo shoqërie të shëndoshë

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski me rastin e 7 Majit – Ditës së Policisë së Maqedonisë,  u dërgoi urime të gjithë nëpunësve të policisë në të gjithë shtetin, duke theksuar rolin e tyre kyç në sigurimin e sigurisë publike. Ai gjithashtu i bëri homazh të gjithë pjesëtarëve të MPB-së që humbën jetën në krye të detyrës.

“Kjo ditë ju dedikohet juve, të gjithë nëpunësve të policisë në të gjithë Maqedoninë, njerëzve që kujdesen profesionalisht për sigurinë e qytetarëve çdo ditë”, porositi ministri, duke theksuar se të jesh polic nuk do të thotë vetëm të veshësh uniformë, por edhe përkushtim për mbrojtjen e atdheut.

Në fjalimin e tij në ceremoninë në Qendrën e Trajnimit të MPB-së në Idrizovë, Toshkovski theksoi kompleksitetin e kontekstit bashkëkohor të sigurisë dhe sfidat me të cilat përballet policia.

“Konteksti modern i sigurisë është kompleks, përballemi me sfida të mëdha dhe roli ynë sot është më përgjegjës se kurrë”, theksoi ai, duke shtuar se Ministria e Punmëve të Brendshme bashkëpunon në mënyrë aktive me partnerë të shumtë evropianë dhe rajonalë.

Ministri u përqendrua edhe në rezultatet e punës së policisë në periudhën e kaluar, duke theksuar se është arritur një ulje e ndjeshme e krimit.

“Kemi treguar se mundemi – kemi shkatërruar 14 grupe kriminale, shumica e të cilave lidhen me trafikun e drogës. Zbuluam dy grupe të organizuara të lidhura me korrupsionin e nivelit të lartë”, tha Toshkovski.

Theksoi se MPB nuk është më një institucion i mbyllur, por, siç tha, “punon krah për krah me qytetarët”.

“Siguria nuk është privilegj, është themeli i çdo shoqërie të shëndoshë. Pa të, nuk ka ekonomi, nuk ka drejtësi, nuk ka zhvillim”, theksoi ministri, duke shtuar se policia e Maqedonisë do të vazhdojë të ndryshojë, të rritet dhe të përmirësohet, duke mbetur një simbol i rendit dhe drejtësisë.

Dita e Policisë së Maqedonisë festohet më 7 Maj. Kjo ditë i kushtohet njohjes së punës dhe përkushtimit të nëpunësve të policisë në Maqedoninë e Veriut. Këtë vit, festimi po mbahet në Qendrën e Trajnimit të MPB-së në Idrizovë, ku marrin pjesë funksionarë të lartë shtetërorë.

MARKETING