Toshkovski: Qytetarët meritojnë një polici e cila do të kujdeset për sigurinë dhe mirëqenien e tyre, do të luftojë fuqishëm kundër krimit

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski së bashku me udhëheqësin e ministrisë dhe policisë mori pjesë në një seminar mbi profesionalizmin dhe pavarësinë operative në kuadër të projektit “Promovimi i integritetit dhe qeverisjes së mirë në vendet e Ballkanit Perëndimor” nën patronazhin e Qendrës për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Norvegjisë (CIDS).

Qëllimi kryesor është avancimi i menaxhimit të policisë dhe i sigurisë së qytetarëve në drejtim të balancimit të profesionalizmit dhe pavarësisë operative me ndikimin politik dhe qasjet që nuk bazohen në meritë. Qëllimi kryesor është përcaktimi i modelit strategjik të komunikimit që përmbush rolin e mbikëqyrjes politike të MPB-së mbi policinë, duke respektuar pavarësinë e saj.
“Ne duhet të reformohemi dhe të avancohemi çdo ditë me një qëllim të qartë, ndërtimin e një force policore moderne evropiane që do të garantojë sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të saj, do të luftojë të gjitha llojet e krimit e çliruar nga çdo lloj presioni dhe ndikimi”, theksoi ministri Toshkovski.