Toshkovski: Polici është emocionuar nga Grubi dhe makina e shtrenjtë, tani do përgjigjet penalisht

Toshkovski: Polici është emocionuar nga Grubi dhe makina e shtrenjtë, tani do përgjigjet penalisht

Në seancën për pyetje të deputetëve, Jovan Jaulevski nga VMRO-DPMNE pyeti minstrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, se çfarë ka ndërmarr shteti për kthimin e Artan Grubit.
Toshkovski, tha se Grubi ende është i pakapshëm për organet e ndjekjes.
“Të dielën, në orët e hershme të mëngjesit, personi në fjalë u largua nga Maqedonia me një automjet me targa diplomatike, duke qenë pasagjer në sediljen e parë me personin që ngiste makinën. Një zyrtar policor nga policia kufitare bëri një gabim kardinal. Në vend që të konstatojë se ai është në listën e ndalimit, ai, i shqetësuar ose i impresionuar nga pozita politike e personit që po largohej nga Maqedonia ose nga luksit i automjetit, pa ndjekur procedurën standarde dhe pa konstatuar se ai ndodhet në listën e ndalimit, e lejoi të kalonte kufirin pa pengesa. Kur polici konstatoi se personi ishte në listën e ndalimit, ai tashmë ndodhej në Kosovë. Kjo është vërtetuar me video nga kamerat që regjistrojnë 24 orë në kufi – tha ministri Toshkovski.
Pas vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake, shtoi ministri, është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për Grubin.
Sipas tij ikja nga drejtësia është sinonim për faj. /SHENJA/

MARKETING