Toshkovski: Deri tani nuk kemi ndonjë konfirmim nga vendet fqinjë për vendndodhjen e Grubit

Toshkovski: Deri tani nuk kemi ndonjë konfirmim nga vendet fqinjë për vendndodhjen e Grubit

Kemi komunikim dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ministritë e punëve të brendshme nga vendet fqinje, por konfirmim zyrtar për të arratisurit nga drejtësia nuk ka arritur në MPB nga asnjë vend fqinj, deklaroi  ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në lidhje me mosdisponueshmërinë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit për organet e rendit në rastin për krim në Lotarinë Shtetërore.

“Kemi komunikim me të gjitha vendet fqinje dhe bashkëpunimi me ministritë e tyre të punëve të brendshme është i shkëlqyeshëm dhe deri më tani asnjë konfirmim zyrtar nuk është dorëzuar në MPB-në e Maqedonisë”, tha Toshkovski,

“Lidhur me vendndodhjen e zotërisë që treguat, dua të besoj se ajo që u publikua në opinion se ai do të kthehet sepse është i pastër si loti dhe këto dyshime të bazuara nuk janë ashtu siç interpretohen nga Ministria e Brendshme dhe prokuroria, dua të besoj se ajo deklaratë është në drejtim të disa obligimeve private”, tha Toshkovski në “Top Tema”.

 

MARKETING