Toni Kroos analizon përballjen e zjarrtë: Prisja që Bayerni të shënonte pesë gola, por ndodhi e kundërta
MARKETING
Ish-mesfushori Toni Kroos ka bërë një analizë të gjatë për përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut, ku gjiganti gjerman fitoi me rezultat 1-2 në “Santiago Bernabeu”.
MARKETING
Ndeshja kthyese është në javën tjetër në “Allianz Arena”, ku Real Madridi do ta tentojë një tjetër përmbysje të çmendur për ta prekur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Kroos në podcastin e tij ka bërë një analizë të kësaj përballje, ku e pranoi se Bayerni lehtë mund ta mbyllte ndeshjen me 3-1 ose 4-1, megjithatë tani është gjithçka e hapur.
“Nuk isha i befasuar nga ajo që ndodhi edhe pse Bayerni zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, por ajo që ndodhi pasi ishin 2-0 në epërsi, ishte goditje në aspektin psiqik”.
“Në vitet e fundit, Bayerni dhuroi paraqitje të mira ndaj Real Madridit, por në ndeshjet kthyese dështojnë ta mbajnë nivelin për ta siguruar kualifikimin, duke u ndikuar nga detajet e vogla”.
“Për t’ua shpjeguar më mirë: Kur ishin 2-0 supozohej që ndeshja të mbyllej në aspektin psiqik dhe të mos ketë dyshime për rezultatin, por ajo që më befasoi ishte që Bayerni filloi të kthehet mbrapa dhe u mbrojt pa bërë presion”.
“Në ato momente, Bayerni po e kontrollonte tërë lojën dhe prisja se nëse e mbajnë posedimin, atëherë mund të shënojnë një gol të tretë, katërt ose pesë, por e kundërta ndodhi. Gabimi i Upamencanos ndaj Vinicius e ktheu lojën”.
“Pas kësaj, Real Madridi shfaqi karakter të fortë dhe krijuan raste të rrezikshme mes minutave 60-75, edhe pse ishin 0-2. Në mendimin tim, Real Madridi është skuadra më e rrezikshme në botë kur ndeshjet shndërrohen në kaos sulmues dhe shkëmbime të vazhdueshme nga njëra anë në tjetrën; është një stil që ata e adhurojnë”.
“Prandaj Reali ishte afër ta barazonte, ndeshja mund të përfundonte 3-3, por epilogu ishte 2-1. Nga perspektiva ime, Bayerni mund ta menaxhonte më mirë, ose duke e ruajtur epërsinë ose të krijonin hapësirë për 3-1 ose 4-1”, deklaroi ai.
Ndërkohë, ndeshja kthyese zhvillohet të mërkurën mbrëma nga ora 21:00 në “Allianz Arena”./

