Tmerr në SHBA, një e mitur qëllon për vdekje me armë zjarri një 11-vjeçar ndërsa po konfliktohej me një vajzë në Dallas
Një vajzë 14-vjeçare është akuzuar për vrasjen e një djali 11-vjeçar, i cili u qëllua më armë zjarri, pas një zënke mes dy vajzash, në Dallas të SHBA-së.
Ngjarja ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 14:00, ku policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Gjatë hetimeve për të shtënat, policia konstatoi se në parkingun e kompleksit po ndodhte një sherr mes dy vajzave.
Policia ka deklaruar se: “Një e mitur ka marrë një pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të femrës me të cilën po zihej. E shtëna goditi një kalimtar, një djalë 11-vjeçar”.
Autorja fillimisht u largua nga vendngjarja, por u kap nga policia e qytetit dhe tashmë ndodhet në paraburgim nën akuzën e vrasjes.
Për shkak të moshës së personave të përfshirë, policia nuk ka dhënë detaje mbi identitet e tyre.