Tiranë, namazi i Kurban Bajramit falet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Besimtarët muslimanë në Shqipëri kanë falur namazin e Kurban Bajramit, duke u mbledhur në xhamitë dhe sheshet e vendit.
Programi qendror për faljen e namazit të Kurban Bajramit është mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Pjesë e programit qendror, ku ishin të pranishëm mijëra besimtarë, ishin edhe leximi i Kuranit dhe ligjërata.
Namazi i Kurban Bajramit është falur edhe në xhamitë e tjera të vendit, por edhe nëpër sheshe, për shkak të numrit të lartë të besimtarëve.