Tikveshi fiton në kryeqytet, mbyllet xhiroja e 19-të në Ligën e Parë

Tikveshi fiton në kryeqytet, mbyllet xhiroja e 19-të në Ligën e Parë

Skuadra e Tikveshit ka fituar Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultat minimal 1:0 në duelin e luajtur në Shkup në kuadër të xhiros së 19-të në elitën e futbollit vendor.

Skuadra nga Kavadari golin e triumfit dhe të tre pikëve e gjeti në pjesën e dytë, me Lucianinjon që shënoi në minutën e 77-të. Ky gol rezultoi të jetë vendimtar i këtij takimi, që çon Tikveshin në kuotën e 24-të pikëve, duke mbajtur pozitën e 7-të në renditjen tabelare, teksa Makedonija Gjorçe Petrov mbetet në vendin e 10-të me 19 pikë të grumbulluara, duke lënë pas vetes Rabotniçkin dhe Shkupin.

Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e fundit e xhiros së 19-të, teksa kampionati vendor vazhdon me 27 shkurt me duelin Bashkimi – Brera që do ta hap xhiron e 20-të.

 

MARKETING