Thirrjet kundër Kosovës: UEFA ndëshkon rëndë Zvezdën, opsion edhe përjashtimi nga garat evropiane

Thirrjet kundër Kosovës: UEFA ndëshkon rëndë Zvezdën, opsion edhe përjashtimi nga garat evropiane

UEFA ka vendosur një dënim të rëndë ndaj klubit serb Cërvena Zvezda, duke e gjobitur me 62,500 euro dhe duke urdhëruar që dy ndeshjet si mysafir të zhvillohen pa praninë e tifozëve.

Kjo masë erdhi pas sjelljeve provokuese dhe diskriminuese të tifozëve “Delije”, të cilët gjatë ndeshjeve përdorën mesazhe me përmbajtje politike dhe etnike, duke përfshirë referenca ndaj Kosovës, raporton Klankosova.tv.

UEFA ka theksuar se nuk do të tolerojë racizëm, urrejtje etnike apo politike në stadiume, duke e konsideruar këtë sjellje si shkelje serioze të rregullave të saj.

Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit paralajmëron se çdo përsëritje mund të sjellë masa edhe më të rënda, përfshirë përjashtimin nga garat evropiane.

MARKETING