Thellohet bilanci nga rrëshqitjet e dherave në Kolumbi, shkon në 36 numri i viktimave, 7 të zhdukur

Thellohet bilanci nga rrëshqitjet e dherave në Kolumbi, shkon në 36 numri i viktimave, 7 të zhdukur

Bilanci i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në Kolumbi është rritur, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 36. Ndërkohë, 7 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Nga rrëshqitjet e dherave 20 persona kanë mbetur të plagosur.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale dhe kanalet televizive tregojnë makina të shkatërruara nga balta. Departamenti Choco, i cili kufizohet me Oqeanin Paqësor dhe është shtëpia e një pylli të madh tropikal, është goditur nga shirat e dendur në 24 orët e fundit.
Kolumbia po përjeton një periudhë thatësire, por Instituti i Hidrologjisë, Meteorologjisë dhe Studimeve Mjedisore (IDEAM) kishte paralajmëruar rrezikun e shirave të dendur në disa rajone në kufi me Paqësorin dhe Amazonën.

MARKETING