Tetovari humb kontrollin mbi kamionin dhe del nga rruga, bllokohet autostrada Shkup-Tetovë

Tetovari humb kontrollin mbi kamionin dhe del nga rruga, bllokohet autostrada Shkup-Tetovë

Një banor i Tetovës ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sonte në autostradën Shkup-Tetovë.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Grupçin kur 46 vjeçari e ka humbur kontrollin mbi kamionin dhe ka dalë nga rruga.
Pas aksidentit LAMM kishte njoftuar se autostrada Shkup – Tetovë është bllokuar te pjesa në Grupçin.
“Nga ora 19:45, autostrada Shkup – Tetovë, në Grupçin, për shkak të aksidentit të trafikut, është e mbyllur për qarkullim. Qarkullimi rikahëzohet nëpërmjet rrugët së vjetër”, qëndron në njoftim. /SHENJA/

MARKETING