Tetovari Abdullah Asllani me kontratë dy vjeçare te Lyngby në Danimarkë

Tetovari Abdullah Asllani me kontratë dy vjeçare te Lyngby në Danimarkë

Të larguar nga vendi ynë për të siguruar një jetë sa më të mirë për veten dhe familjen, qindra mijëra familje shqiptare tashmë janë të pozicionuar në vende të ndryshme të botës e veprojnë si vendas, madje duke u dalluar me vlera që na bëjnë krenar si komb.

Po ju sjellim rastin e familjes Asllani nga Dobroshti i Tetovës. Prindi Mahiu ka punuar shumë për veten e familjen, ndërsa sot i gëzohet faktit që i biri i tij Abdullahu ka firmosur edhe zyrtarisht kontratë dy vjeçare me akademinë e një prej klubeve më të mira daneze, Lyngby. Pjesë e skuadrës U17, i riu Asllani tregon potencial të lartë si mbrojtës qendre e mesfushor defanziv. 16-të vjeçari ishte grumbulluar me përfaqësuesen U15 të Maqedonisë së Veriut, ndërsa paraqitjet pozitive te Lungby U17 kanë bërë që edhe përfaqësueset e reja të Danimarkës ta shohin si opsion për ta pasur në rradhët e veta.

Abdulla Asllani deri tani po ec me një ritëm të kënaqshëm, ndërsa nëse vazhdon të zhvillohet sipas pritjeve, atëherë në skenë do të kemi një yll të ri të futbollit.

MARKETING