Tetova ka vetëm një myfti, ai është Prof.Dr.Qani Nesimi

Tetova ka vetëm një myfti, ai është Prof.Dr.Qani Nesimi

I habitur nga paraqitja e Imamit nga Tetova Gani Nuhiju, i cili ndoshta pa qëllim dhe pa vetëdije është vënduar në shërbim të UDB-ashit dhe rrencit të dëshmuar Shaqir Fetait, por ja që I ngjan si në cilësi të hallexhiut na paska dal për të shitur mend dhe mençuri, vetëm e vetëm për të defokosuar opinionin se çfarë në të vërtetë është duke ndodhur në BFI, duke u paraqitur në opinion si një vizionar i zbulimit të sebepit të madh, se Myftinia e Tetovës gjoja na qenka me dy Myfti.
Nuk e di ku i sheh Gani Nuhiu dy myfti në Tetovë, mos vallë ka parë ndonjë ëndërr sy hapur në pikë të ditës, duke menduar se është në Strugë, por nejse kësaj i bie se më në fund një satelit i pensionist shaqo paska marrë guximin për të folur, dhe atë në momenete kur BFI është shëndruar si institucion i mbyllur që më së shumti i ngjan vrimës së miut, në BFI qartë është se nuk ka debat të hapur, miren vendime në mbledhje të thirura natën nëpërmjet sms dhe atë me njerëz të caktuar e të ndogjueshëm të cilët kur nuk u zgjodhën nga hoxhallarët. Por u importuan “uvozni” nga qarqe të të ndryshme për interesa të caktuar të cilët sjellin vendime të porositura nga qarqe anti islame dhe anti shqiptare, askush nuk informon xhematin dhe opinionin për të sqaruar se çfarë në të vërtetë është duke ndodhur në BFI.
Gani Nuhiu je anëtar i Kuvendit të BFI-së nga Mzftinia e Tetovës, duhet të jeshë i shqetsur nga fakti se më veç në opinion janë mbi njëzët pyetje të shtruara publikisht ndaj BFI-së, e asnjëher për hirë të transparencës nuk u përgjigjën, sa është rroga e Reisit, pse sigurim policor Reis, ku është transparenca finansiare e BFI, kush nga BFI rregullisht viziton Bullgarinë dhe pse, sa imam kanë shoqata dhe fonadcione të ndryshme kur përdorin dhe shfrytëzojnë pronën e BFI, … etj.
Kësaj radhe pa fije turpi me a po pa vetëdije si një hipokrit në mesin e Tetovarëve, si një shërbortor i denjë dhe i sinqert i UDB-ashit dhe rrencit Shaqir Fetai, Hoxha Gani Nuhiu i cili sipas kushtetutës së BFI përgjigjet para Myftiut dhe Myftinisë së Tetovës, paska kërkuar nga Hoxhallarët e Tetovës të zgjedhin një myfti, për hirë të unitetit, ngase në Tetovë qenka Myfti Qani Nesimi dhe i përfoluri i vet Shaqir Fetait hajdut i kurbanave dhe komandant kanta e djathit Selver Xhemaili i cili ndonjëher ka ca pak probleme edhe me mjete e diasporës që i dedikohen BFI, ndërsa realiteti i pa kontestur është se në Tetovë ka vetëm një Myfti, ai është prof. Dr. Qani Nesimi, kështu thotë Myftinia e Tetovës me 08.11.2023 si i vetmi organ kushtetues i BFI i cili e ka të drejtën e garantuar kushtetuese për të propozuar kandidatë të mundshëm për Myfti, kështu thonë shumica dërmuese e Hoxhallarëve të Tetovës në mbledhje e Mexhlisit të Myftinisë së Tetovës më 09.11.2023, njëherit organi bazë Kushtetues i BFI në rastin konkret Myftinia e Tetovës është e qartë dje njëzërit, se i quajturi UD Myfti në kundërhtim me kushtetutën e BFI-së nuk mund ti imponohet Tetovës dhe Tetovarëve nga një UDB-ash dhe rrenc i dësmuar Shaqir Fetai.
Gani Nuhiun publikisht e pyes, ku ishe më 09.11.2023, sireti jot o llokum i publikuar në fb e Myftinisë së Tetovës tregon se ke marë pjesë në mbledhjen e Mexhlisit të Myftinis së Tetovës, mos thuaj diçka ndryshe se rrena është turp, të çburrnon dhe të çnjerzon, muslimani nuk rren, në atë mbledhje ku ke marë pjesë a nuk ishin shumica dërmuese e nënpunësve fetarë të Myftinisë së Tetovës, pra imam, vaiz, hatib, mualim, muezin dhe gasil si dhe kryetar të Këshillave të Xhamive si përfaqësues të xhematit, në këtë mbledhje ku ishe prezent pse nuk e ngrite zërrin, pse asnjë fjalë të vetme nuk e thatë, pse nuk e mbështetët para tetovarëve Shaqir Fetain, po në këtë mbledhje a nuk u sjell vendim unanim në mbështetje të vendimeve të organit të Myftinisë së Tetovës, a nuk u sjell vendim unanim se i vetmi Myfti i Tetotëvës është Prof. Dr. Qani Nesimi. Çfarë kërkon tash…!
Gani Nuhiu, je hoxhë, je imam, stë ka hije vëlla të luash rolin sekundar në shërbim të një UDB-shi dhe rrenci të dëshmuar si Shaqir Fetai, mos shtin huti, përçarje, keqkuptime dhe hidhërime mes njerëzve, mos luaj me ndjenjat e xhematit të mrekullueshëm tetovar i cili xhemat gjithmonë ka qenë i dëshmuar si bujar, fisnik, zemër bardhë e zemër gjërë, i cili xhemat me sakrificën e vet gjithandej vendit ka lërë gjurmat e veta në shërbim të fesë dhe kombit, mes tjerash edhe unë këtu ku jamë imam në f. Idrizovë janë gjurmët e xhematit tetovar në ndërtimin e kësaj shtëpie të Zotit minareja e të cilës shihet nga aeroporti i Shkupit bri autostradës Shkup-Athinë, mos të lutem si kolegë kthehu në vetevte mos turpëro fis e familje se sja vlen të turpërohesh për asgjë, e më së paku për një UDB-ash dhe renc të dëshmuar si Shaqir Fetai dhe për një hajdut të përfolur të kurbanave si Komandant kanta e djathit Selver Xhemaili, mos se të mallkon Zoti.
Në Myftininë e Tetovës ka jë situatë jashtëzakonisht të lakmuseshme, ngase Hoxhallarët e Tetovës dhe Kryetarët e Këshillave të Xhamive e kanë thënë fjalën e parë dhe fundit më 08 dhe 09 nëntor 2023 ku dhe ti ke marë pjesë në mbledhje se Tetova ka vetëm një Myfti, ai është Myftiu i Tetovës prof. Dr. Qani Nesimi.
Megjithatë për fund, Gani Nuhiu po dashe të bësh një punë të mirë, këtu në Shkup Hoxha i respektura Muharem Emini nga f. Straçincë i Shkupit, ish-kandidat për Reisul Ulema, ka një iniciativë për një kongres të hoxhallarëve të Maqedonisë së Veriut, ti bashkangjitesh kësaj iniciative drejt realizimit të saj është më njerzore, e aspak të vëndohesh në shërbim të pensionistit UDB-ash dhe rrenci të dëshmuar si Shaqir Fetai.

Hoxhë Bajram Efendi Bejta
Imam, Vaiz, Hatib dhe Mualim në Xhaminë e f. Idrizovë – Shkup

MARKETING