Tetë ekipe nga vendi jonë në Antalia të Turqisë
Si çdo vit edhe kësaj radhe, destinacioni i favorizuar për fazën përgatitore të ekipeve të futbollit mbetet Antalia e Turqisë. Nga ekipet e vendit tonë, këtë vit në tokën turke do të qëndrojnë tetë skuadra, ndërsa disa prej tyre tashmë ndodhen atje.
Nga Liga e Parë në Antalia për fazën kryesore të përgatitjeve do të jenë, Struga Trim Lum, Shkupi, Shkëndija, Sileksi, Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Akademia Pandevi, përderisa edhe dy ekipe tjera nga Liga e Dytë si Besa dhe Gostivari këtë vit do të qëndrojnë në Turqi.
Ekipet përveç seancave stërvitore, në Antalia do të zhvillojnë edhe ndeshje kontrolluese. Kujtojmë se elita vendore rikthehet me 19 shkurt me ndeshjet e xhiros së 19-të në program.