Tetë ditë paraburgim për anesteziologun që filmonte pacientët në Gjinekologjinë e Tetovës

Tetë ditë paraburgim për anesteziologun që filmonte pacientët në Gjinekologjinë e Tetovës

Anesteziologu 43 vjeç A.D. nga Odri i Tetovës është dërguar mbrëmë në Gjykatën Penale ku është vendosur që të ketë paraburgim tetëditor. A.D. është parë me tuta dhe me kapelë, teksa hyn në gjykatë.

I njëjti ka përfunduar ne pranga pasi transmetoi “live” nё “TikTok” pamje nga reparti i Gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës. Mjeku ne fjalë u arrestua gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Odër. Drejtori i Spitalit, Pëllumb Vela sot bëri të ditur se i njëjti është përzënë nga puna.

MARKETING