Tërmeti 6.4 ballë godet ishullin e Japonisë, Kyushu, lëshohet paralajmërimi për cunami
Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi afër bregut juglindor të ishullit japonez, Kyushu.
Lëkundjet mësohet se u ndjenë në disa zona, përfshirë Osakën.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, tërmeti është regjistruar në orën 21:19 me orën lokale.
Përhapja u gjet në një thellësi prej 30 kilometrash nën ujë.
Lëkundjet e forta që pasuan u ndjenë në të gjithë ishullin Kyushu, ishullin Shikoku dhe një zonë të gjerë nga qyteti Hiroshima në Osaka.
Në të njëjtën kohë, një paralajmërim për cunami deri në 1 metër u lëshua për bregun lindor të ishullit Kyushu dhe bregun jugor të ishullit Shikoku.
Një paralajmërim për valët e baticës deri në 20 cm ishte në fuqi për ishujt Amami, Tokara, Tanegashima, Yakushima dhe disa zona të Honshu.
Për momentin nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.