Tërmete në Maqedoninë e Veriut, ndihen në Ohër dhe Strugë

Sot në mëngjes në orën 5 e 7 minuta dhe orën 5 e 16 minuta janë regjistruar disa tërmete.
MARKETING
Epiqendrat e të cilëve rrjedhin nga rajoni epiqendror Peshteni Ohër Strugë, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me mangituda lokale të Rihterit, 3.4 dhe 2:3.
Kështu informon Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup.
Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti në orën 5 e 7 minuta është ndjerë në Ohër, Strugë dhe rrethinën e afërt me intensitet prej IV shkallëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.