Tërmet prej 3.1 ballë regjistrohet në rajonin kufitar Kosovë–Serbi–Maqedoni e Veriut

Tërmet prej 3.1 ballë regjistrohet në rajonin kufitar Kosovë–Serbi–Maqedoni e Veriut

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka ndodhur rreth orës 07:20 sipas kohës lokale. Sipas EMSC-së, tërmeti ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, në orën 06:20:10 sipas kohës universale (UTC), apo 07:20 sipas kohës lokale.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat 42.373° N, 21.284° E, me një thellësi prej rreth 9 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë rreth 35 kilometra në juglindje të Prishtinës, si dhe rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt.

MARKETING