Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në Maqedoni
Tërmet me magnitudë prej 4,3 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sonte në rajonin e Elbasanit, i cili është ndjerë edhe në Dibër, Strugë dhe Ohër.
Sipas raporteve, lëkundja është regjistruar në orën 20:06 në thellësi prej 13 kilometra.
Epiqendra është 7 kilometra në veriperëndim të Lushnjës dhe 31 kilometra në jugperëndim të Elbasanit.
Për momentin nuk ka informacione për dëme të shkaktuara materiale

