Tërmet me intensitet tre ballë në Ohër

Tërmet me intensitet tre ballë në Ohër

Një tërmet me intensitet prej tre ballësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane është ndier mbrëmë në Ohër dhe zonat përreth.

Sipas të dhënave, tërmeti kishte magnitudë 2,2 sipas shkallës së Rihterit dhe është regjistruar në orën 03:18.

Nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup bëjnë të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën epiqendrore Peshtani–Ohër–Strugë, rreth 105 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

MARKETING