Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 “shkund” Ekuadorin

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 “shkund” Ekuadorin

Një tërmet i fortë goditi Ekuadorin të shtunën, 12 minuta pas mesditës sipas kohës lokale. Sipas EMSC, magnituda e tërmetit ishte midis 6.7 dhe 6.9 gradë në shkallën Rihter, dhe epiqendra e tij ishte jo shumë larg nga Oblae, 94 kilometra në jug të qytetit të Guayaquil.

Deri më tani është konfirmuar se kanë humbur jetën gjashtë persona, mes tyre edhe një fëmijë.

Reuters raporton se tërmeti ka ndodhur në det jo shumë larg bregut të Ekuadorit, në një thellësi prej rreth 75 kilometrash. Miliona njerëz e ndien tërmetin dhe ishte aq i fortë sa u ndie edhe në Perunë fqinje.

Nuk është dhënë asnjë paralajmërim për një cunami të mundshëm.

Sipas pamjeve të para që vijnë nga zona e prekur nga tërmeti, disa rrugë janë të mbushura me shembje ndërtesash dhe shtëpish. Mijëra njerëz janë në rrugë.

MARKETING