Ter Stegen dëmtohet dhe lë grumbullimin me Gjermaninë, frikë te Barcelona për gjendjen e portierit

Ditën e nesërme skuadra e Barcelonës do të rikthehet në fushën stërvitore me grupin e lojtarëve që luajtën me kombëtaret. Pritet që skuadrës t’i bashkohet edhe Ter Stegen.
Portieri gjerman u dëmtua dje në sfidën e “Panzerave” ndaj Turqisë në miqësore. Pas dëmtimit Ter Stegen la grumbullimin me kombëtaren. Në këtë mënyrë ai do të humbasë miqësoren e rradhës së Gjermanisë ndaj Austrisë.
Nesër do të shihet gjendja e tij dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit. Takimin e rradhës Barcelona do ta luajë fundjavën e ardhshme ndaj Rayo Vallecanos.
Megjithatë nuk duket se ka ndonjë diçka serioze lidhur me dëmtimin e tij dhe pritet të jetë i gatshëm.