Tentoi të godas policinë, kallëzim penal për 18-vjeçarin nga Ohri
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj një 18-vjeçari nga Ohri, për shkak të dyshimeve se ka tentuar të godasë zyrtarët policorë gjatë një kontrolli.
Sipas MPB-së, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër N.M. (18) nga Ohri, si dhe kundër një të mituri 16-vjeçar nga fshati Mesheishtë, Komuna e Debërcës, për veprën penale “rrezikimi i sigurisë”.
Ngjarja ka ndodhur më 24 prill 2025, në fshatin Misleshevë, në rrethinën e Strugës. Gjatë një patrullimi, nëpunësit policorë kanë vërejtur një automjet të tipit “Zastava” pa targa regjistrimi, i drejtuar nga i dyshuari kryesor dhe i ngarkuar me dru për ngrohje.
Pavarësisht shenjës për ndalim të dhënë nga policia, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur dhe ka tentuar të godasë zyrtarët policorë me automjet.
MPB njofton se ndaj personave të dyshuar janë ndërmarrë masa dhe procedura të mëtejshme ligjore.

