Tensionet në veri të Kosovës/ Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja

Tensionet në veri të Kosovës/ Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja

Franca dhe Gjermania kanë kërkuar zgjedhje të reja në veri të Kosovës pas tensioneve të ditëve të fundit. Lajmi është konfirmuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, është shprehur Macron.

Sipas tij, në javët e ardhshme do të ketë një “vendim të qartë” për situatën në veri, gjë për të cilën u pajtuan gjatë takimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz edhe Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç.

Presidentja e Kosovës dhe Vuçiç mbajtën ditën e sotme takime të ndara me udhëheqësit evropianë, në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau.

Situata në veri të Kosovës u tensionua më 26 maj, kur policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve serbë.

MARKETING