Tensionet me Iranin, nëndetësja amerikane dislokohet në Lindjen e Mesme

Tensionet me Iranin, nëndetësja amerikane dislokohet në Lindjen e Mesme

Marina e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në Lindjen e Mesme një nëndetëse të aftë për të transportuar deri në 154 raketa të tipit Tomahawk, tha një zëdhënës të shtunën, në atë që dukej të jetë një shfaqje force ndaj Iranit pas tensioneve të fundit.

Ushtria amerikane rrallë herë e pranon vendndodhjen ose vendosjen e nëndetëseve. Një zëdhënës i Flotës së 5-të me bazë në Bahrein, nuk pranoi të komentonte mbi misionin e nëndetëses.

Ai tha se nëndetësja bërthamore, u nis ng King Bei në Xhorxhia dhe kaloi përmes Kanalit të Suezit të premten.

Flota e 5-të patrullon ngushticën e Hormuzit në Gjirin Persik përmes së cilës kalon 20% e të gjithë naftës.

Ky rajon përfshin ngushticën Bab el-Mandeb jashtë Jemenit dhe Detin e Kuq që shtrihet deri në Kanali e Suezit, që lidh Lindjen e Mesme me Detin Mesdhe.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Izraeli kanë akuzuar Iranin për sulmet ndaj çisternave të naftës dhe anijeve tregtare gjatë viteve të fundit, akuza që Teherani i ka mohuar.

Marina e SHBA-së ka raportuar gjithashtu një seri përballjes të tensionuara në det me forcat iraniane duke i cilësuar ato si agresive. Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme ajrore në Siri kundër forcave të mbështetura nga Irani pasi një sulm me raketë la të vrarë një kontraktor amerikan dhe plagosi shtatë amerikanë të tjerë në verilindje të Sirisë.

MARKETING