Ten Hag: Luajtëm si të barabartë ndaj City-t, tani mendojmë për kampionatin

Ten Hag: Luajtëm si të barabartë ndaj City-t, tani mendojmë për kampionatin

Manchester United nuk ia doli në Superkupën e Anglisë, me “Djajtë e Kuq” të cilët u mposhtën ndaj rivalit të qytetit, Manchester City-t.

Pas ndeshjes, trajneri Erik Ten Hag theksoi se skuadra e tij duhet të nxjerr mësimet e duhura.
“Ndjen keqardhje kur zhvillon një ndeshje të mirë dhe sidomos kur në fund luhet edhe për një trofe. Mendoj se pas kësaj sfide skuadra duhet të nxjerr mësimet e duhura. Personalisht mendoj se zhvilluam një ndeshje të barabartë përballë një kundërshtari shumë të fortë. Gjithsesi, në këtë ndeshje kishte gjëra shumë të mira për ne dhe mbi të gjitha skuadra tregoi besim, ndaj këtë frymë duhet ta tregojmë edhe në kampionat” – tha trajneri holandez.

MARKETING