Temperaturat ekstreme pushtojnë “Polin e Veriut” të Kinës

Temperaturat ekstreme pushtojnë “Polin e Veriut” të Kinës

Qyteti më verior i Kinës ka regjistruar temperatura rekord, -53 gradë Celsius. Qyteti Mohe me 83 mijë banorë ndodhet në provincën verilindore Heilongjiang. Ai njihet si “Poli i Veriut i Kinës” dhe është një nga vendet e pakta që ka klimë subarktike.

Autoritetet vendase të Meteorologjisë në Heilongjiang raportuan se temperatura e regjistruar ishte -53 gradë Celsius, duke thyer rekordin e vendosur në vitin e largët 1969, atëherë kur termometri kishte arritur në -52,3 gradë celsius.

Megjithatë, temperatura është ende poshtë nga rekordi kombëtar i Kinës. Temperatura më e ftohtë e regjistruar ndonjëherë në Kinë është -58 gradë Celsius, në qytetin Genhe në dhjetor 2009.

Mohe nuk është i panjohur për motin e ftohtë. China Daily thotë se qyteti konsiderohet si më i ftohti në Kinë dhe se periudha e tij e dimrit “zakonisht zgjat 8 muaj”.

Kjo zonë tërheq turistë gjatë gjithë vitit. Në vitet e kaluara ka organizuar edhe një maratonë dimërore. Në këtë periudhë të vitit, është e zakonshme që qyteti të shohë temperatura mesatare prej -15C.

MARKETING