Të shtunën dhe të dielën do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në Shkup

Të shtunën dhe të dielën do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup njofton qytetarët se më 1 dhe 2 nëntor 2025 (e shtunë dhe e diel), me rastin e festës fetare të “Ditës së të Gjithë Shpirtrave”, Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të zbatojë masa për regjim të veçantë trafiku, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të qetë dhe të sigurt të automjeteve.

Sipas njoftimit, duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit, do të vendoset një drejtim i vetëm i lëvizjes së automjeteve drejt varrezave të qytetit në Butel. Lëvizja do të zhvillohet sipas itinerarit vijues:

automjetet do të qarkullojnë përgjatë rrugës “Butelska”,

më pas majtas në rrugën “Aleksandar Urdarevski”,

majtas në rrugën “Boca Ivanova”,

dhe djathtas deri te hyrja e varrezave të Butelit.

Për daljen nga varrezat, trafiku do të zhvillohet në drejtim të kundërt:

djathtas përgjatë rrugës “Boca Ivanova” deri te rrethrrotullimi në “Butelska”,

më pas majtas në “Butelska”,

dhe djathtas në “Kemal Sejfula”.

SPB njofton se regjim i posaçëm trafiku do të vendoset edhe në zonat e varrezave Kamnik, Draçevë dhe Gjorçe Petrov.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që gjatë këtyre ditëve të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e policisë për të shmangur pengesat në qarkullim.

MARKETING