Të shtëna me armë në Londër, një viktimë dhe dy të plagosur

Të shtëna me armë në Londër, një viktimë dhe dy të plagosur

Një grua 42-vjeçare ka ndërruar jetë dhe dy të rinj janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Hackney, në lindje të Londrës.

Autoritet morën njoftimin për të shtëna me armë në orën 18:28 dhe së bashku me ambulancën shkuan në vendin e ngjarjes, ku gjetën tre persona të plagosur me armë zjarri.

Gruaja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të plagosurit,  një 20-vjeçar dhe një 16-vjeçar, janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Autoritet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe identifikimin e kapjen e autorit.

/abcnews.al

MARKETING