Të rreme të gjitha alarmet për bomba në shkolla në Shkup dhe Kumanovë
Të rreme janë të gjitha alarmet për mjete të vendosura shpërthyese në shkolla në Shkup dhe Kumanovë, kumtoi MPB-ja pas kontrolleve të kryera.
“Në SPB Shkup dhe SPB Kumanovë dje rreth orës 18:00 është raportuar se në adresat e e-mailit të 30 shkollave në Shkup dhe 17 shkollave në Kumanovë kanë arritur mesazhe për gjoja të vendosura mjete shpërthyese në shkolla. Janë ndërmarrë menjëherë masat dhe aktivitetet e duhura, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rreme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

