Te Real Madridi po e përgatitin “fortë” Arda Gulerin, shton tetë kilogram

Te Real Madridi po e përgatitin “fortë” Arda Gulerin, shton tetë kilogram

Arda Guler pritet të jetë lojtari kyç i sistemit të ri të Xabi Alonsos te skuadra e Real Madridit.

I ardhur nga Fenerbahce vite më parë, por me peshë të lehtë dhe vështirë për t’u përshtatur me lojën në Spanjë, tashmë Arda po përgatitet për çdo ballafaqim, shkruan Indeksonline

Raportohet se lojtari i Kombëtares së Turqisë është duke punuar shumë në aspektin fizik. Madje ka shtuar tetë kilogram, duke formuar muskuj.

Arda Guler luajti pothuajse gjithë ndeshjet në Kupën e Botës për Klube, duke u vërejtur që është një lojtar kyç në sistemin e ri të Xabi Alonsos.

MARKETING