Të premten dhe të shtunën temperatura deri në 43 gradë

Vazhdon periudha e motit shumë të nxehtë me temperatura të larta ditore. Veçanërisht nxehtë pritet që të jetë të premten dhe të shtunën, kur sinoptikët paralajmërojnë temperatura deri në 43 gradë Celsius.
Ndryshime të motit do të kemi duke filluar nga e diela, kur janë paralajmëruar paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperaturat do të jenë në rënie.
Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 35 deri në 42 gradë. Mot i ngjashëm pritet edhe në Shkup.
Për shkak të motit të nxehtë, Qeveria doli me rekomandime deri tek të gjithë qytetarët, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë u bëri apel qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve ekzistuese për vetëmbrojtje, ndërsa ata përfshijnë qëndrimin në hapësira të freskëta, veçanërisht nga ora 11 deri në orën 17, pirjen e mjaftueshme të lëngjeve, shmangien e alkoolit dhe pijeve me sheqer, veshjen e rrobave të lehta dhe me ngjyrë të hapur, përdorimin e mbrojtësve të kokës dhe syve, si dhe shmangien e aktivitetit fizik gjatë orëve më të nxehta.