Të paktën dy të vdekur pas tërmetit të fuqishëm në Pakistan

Të paktën dy të vdekur pas tërmetit të fuqishëm në Pakistan

Tërmeti me magnitudë prej 6.4 ballësh ka goditur gjatë ditës së sotme Afganistan, i cili u ndie edhe në Indi dhe Pakistan.

Në këtë të fundit raportohet se dy persona, duke përfshirë një fëmijë, kanë vdekur në provincën Khyber Pakhtunkhwa.

Të paktën 302 persona janë lënduar në provincën Khyber Pakhtunkhwa, kanë konfirmuar zyrtarët e shpëtimit për Al Jazeera.

“Një vajzë 10-vjeçare në Swat dhe një burrë 24-vjeçar në Dir-in e Poshtëm vdiqën kur muret e shtëpive të tyre u shembën”, tha për Al Jazeera, Bilal Faizi, zëdhënës i shërbimit “Rescue 1122”.

Sipas Faizit, rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar dëme në rrethin Swat, 180 km (112 milje) në veriperëndim të Islamabadit.

“Mbi 20 ndërtesa kanë pësuar dëmtime për shkak të lëkundjeve dhe dhjetëra njerëz janë lënduar”, tha ai.

Ndryshe, një pasgoditje me magnitudë 3.7 shkallësh të Rihterit ka lëkundur sërish shtetin pakistanez. /Telegrafi/

MARKETING