Të paktën 50 mijë shtëpi të shembura nga tërmeti në Marok

Të paktën 50 mijë shtëpi të shembura nga tërmeti në Marok

Të paktën 50.000 shtëpi janë shembur plotësisht ose pjesërisht nga tërmeti vdekjeprurës i së premtes në Marok, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu.

Pas një takimi të kryesuar nga Mbreti Mohammed VI, Oborri Mbretëror i Marokut tha në një deklaratë se qeveria do të japë ndihmë urgjente me vlerë 30.000 dirhemë (rreth 3.000 dollarë) për familjet e prekura nga tërmeti.

Ndihmë e drejtpërdrejtë financiare prej 140.000 dirhemë (rreth 14.000 dollarë) do të jepet për shtëpitë e shembura plotësisht dhe 80.000 dirhemë (rreth 8.000 dollarë) për shtëpitë e shembura pjesërisht, thuhet në deklaratë.

Të paktën 2.946 njerëz kanë humbur jetën dhe 5.674 të tjerë janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 7 ballë që goditi Marokun të premten vonë.

Tërmeti ishte më i forti që ka goditur vendin e Afrikës Veriore në njëqind vjet, sipas Institutit Kombëtar Gjeofizik të Marokut.

MARKETING